-0.7 C
New York
Sunday, January 12, 2025

Buy now

8 orë në operacion, Edona James shpërthen në lot pas përvojës së frikshme

- Advertisement -

Edona James i është nënshtruar një operacioni në Turqi për reduktimin e gjoksit.

“Prive” ka ndjekur nga afër gjithë procesin, që nga nisja e saj nga hoteli në spital e deri në sallën kirurgjikale.

Ish-banorja e BBVK 2 ishte shumë entuziaste për këtë operacion, teksa tregoi edhe ndërhyrjen e deritanishme që ka bërë duke mos lënë mënjanë humorin.

Total kam pasur… gjininë e kam bërë tri herë, hundën e kam bërë dy herë, kam bërë gjoksin 6 herë, më pyet njëherë sa operacione s’kam bërë.

Dëshira e saj ishte që gjinjtë që së bashku arrinin një peshë prej 3 kg, të reduktoheshin në 700 gr për secilin. Operacioni në dukje i thjeshtë, rezultoi i ndërlikuar pasi zgjati 8 orë.

Njëri prej gjinjve të saj ishte në gjendje jo të mirë e nëse ndërhyrja nuk do të ishte kryer, rrezikonte shfaqjen e një tumori. Mjeku i saj shpjegoi gjithçka ndodhi në sallë.

Operacioni shkoi mirë. Gjinjtë e saj ishin në gjendje jo të mirë, sidomos në anën e majtë. Ishte në gjendje shumë të keqe.

Ai tha se shkaku i kohës së gjatë të operacionit ishin qepjet që në këtë rast kryhen në një mënyrë specifike.

Pas daljes nga salla, Edona dukej në humor të mirë e këndonte, por kjo ndryshoi kur mësoi ç’kishte ndodhur.

S’ka më operacione. Shyqyr që shpëtova. 8 orë operacion! Njeriu ka vdekur, njeriu fle, asgjë nuk ndien. Kur u zgjova e pashë veten, u gëzova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit