Home Sport Chelsea u rikthehet fitoreve

Chelsea u rikthehet fitoreve

0
Chelsea u rikthehet fitoreve

Chelsea ka arritur të rikthehet te fitorja pasi ka mposhtur Sheffield United me rezultat 2:0.

Golat nga Cole Palmes dhe Nicolas Jackson ia kanë siguruar tri pikë “The Blues”.

Armando Broja luajti nga minuta e 75-të dhe pari mundësi ideale shënimi por nga afërsia gjuajti jashtë.

Chelsea pas kësaj fitoreje shkon në pozitën e 10-të me 22 pikë.

Nga ana tjetë City ka vazhduar me formën jo bindëse në Premier League, pasi nuk ka arritur të marrë më shumë se barazim 2:2 përballë Crystal Palace.

Jack Grealish shënoi për 1-0, derisa Rico Lewis bëri rezultatin 2-0.

Por msyafirët nuk u dorëzuan dhe hapën ndeshjen në minutën e 76-të me Jean-Philippe Mateta për 2-1.

Kur pritej të mbyllej ndeshja, Crystal Palace fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë i saktë ishe Michael Olise për 2-2.

Manchester City tani ka 34 pikë dhe mban vendin e katërt në renditje.

Exit mobile version