11.4 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

79-shi i LDK-së për deputet, Besim Mulaj viziton prodhuesin Hyzer Gashi, premton se do të jetë zëri i bizneseve në Kuvend (Video)

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 79, Besim Mulaj, ka vizituar Hyzer Gashin, prodhues i suksesshëm, pronar i disa kompanive me emër dhe njëherësh Kryetar i Odës Ekonomike Shqiptare.

Gjatë kësaj vizite, Mulaj është zotuar se do të angazhohet maksimalisht që të jetë zëri i munguar i bizneseve në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Pata nderin dhe kënaqësinë të vizitoj z. Hyzer Gashi – prodhues i suksesshëm, pronar i disa kompanive me emër dhe njëherësh Kryetar i Odës Ekonomike Shqiptare.

Të bashkëbisedosh nga afër me një njohës të thellë të ekonomisë dhe ndërmarrësisë është vërtet privilegj. Përvoja, vizioni dhe qasja e tij ndaj biznesit dëshmojnë se suksesi nuk është rastësi, por rezultat i punës së palodhshme, guximit dhe përkushtimit afatgjatë.

Z. Gashi ka shkruar histori në Kosovë me bizneset e tij, duke qenë shembull frymëzimi për gjeneratat e reja dhe dëshmi se zhvillimi ekonomik ndërtohet mbi ide të qarta dhe veprime të guximshme.

Në këtë takim i premtova se do të angazhohem maksimalisht që të jem zëri i munguar i bizneseve në Kuvendin e Kosovës, duke përfaqësuar interesat e tyre me përgjegjësi dhe përkushtim.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Të ngjashme

Të fundit