-2.2 C
New York
Monday, December 22, 2025

Buy now

79-shi i LDK-së për deputet, Besim Mulaj: Më 28 dhjetor, le ta bëjmë hapin e madh, t’ia japim Kosovës fitoren që e meriton dhe ta bëjmë Abdixhikun kryeministër

- Advertisement -

“Më 28 dhjetor, le ta bëjmë hapin e madh, t’ia japim Kosovës fitoren që e meriton dhe ta bëjmë Dr. Lumir Abdixhikun kryeministër”, ka thënë kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 79, Besim Mulaj.

Ai ka thënë se Kosova është amaneti i atyre që dhanë jetën për liri, i atyre që punuan pa u lodhur, por nuk patën fatin ta gëzojnë atë.

“Është amaneti i presidentit historik dhe i gjithë brezave që besuan në një shtet demokratik, të drejtë dhe evropian. Prandaj duhet ta duam fort këtë vend, ta ruajmë dhe ta çojmë përpara”, ka thënë Mulaj.

Postimi i plotë:

Java finale po vjen. 28 dhjetori është gjithnjë e më afër dhe shpresa po ndihet më fort se kurrë.

Këtë javë do ta kalojmë mes qytetarëve, anë e mbanë Kosovës, duke biseduar me secilin, jo për të sulmuar apo kritikuar Albinin, por për të shpjeguar qartë se çka ofron LDK-ja dhe pse kjo është rruga e duhur për vendin.

Kosova është amaneti i atyre që dhanë jetën për liri, i atyre që punuan pa u lodhur, por nuk patën fatin ta gëzojnë atë.

Është amaneti i presidentit historik dhe i gjithë brezave që besuan në një shtet demokratik, të drejtë dhe evropian. Prandaj duhet ta duam fort këtë vend, ta ruajmë dhe ta çojmë përpara.

Më 28 dhjetor, le ta bëjmë hapin e madh, t’ia japim Kosovës fitoren që e meriton dhe ta bëjmë Dr. Lumir Abdixhikun kryeministër.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Të ngjashme

Të fundit