0.1 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

79-shi i LDK-së për deputet, Besim Mulaj i reagon zyrtarit të LVV-së: Unë flasë me fakte, ejani në studio televizive dhe ballafaqohemi

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 79, Besim Mulaj, i është kundërpërgjigjur zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Avdijaj, në lidhje me një opinion të para disa ditësh në lidhje me dështimet e Qeverisë Kurti.

Mulaj ka thënë se në opinionin e tij ka konstatuar vetëm fakte.

Ai në një shkrim në Facebook, ka ftuar zyrtararët e LV-së për ballafaqimin faktesh në studio televizive.

Reagimi i plotë:

I dashur Agron Avdijaj,

Po të përgjigjem me respekt, meqë nuk je zyrtar i qeverisë, por ke marrë kohë të më reagosh me shkrim, po ta kthej po ashtu, vetëm me fakte – jo me komente personale e as me analiza politike.

1. Agron, a është e vërtetë që Kosova sot është nën masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian për herë të parë që nga paslufta? A është po ashtu e vërtetë që Albin Kurti është i vetmi kryeministër i Kosovës që nuk e ka shkelur asnjëherë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit? Dhe a është i vetmi kryeministër që është akuzuar publikisht për mungesë bashkëpunimi me SHBA-në nga ambasadori amerikan, i cili sipas ligjit amerikan përfaqëson shtetin amerikan në Kosovë?

2. Agron, a është e vërtetë që gjatë qeverisjes së Albinit, çmimi i energjisë elektrike është rritur tri herë? A është e vërtetë që mbi 1 mijë biznese janë nxjerrë dhunshëm në tregun e lirë të energjisë dhe si pasojë çmimi u është trefishuar? Dhe për pesë vite qeverisje, a është e vërtetë që nuk është shtuar asnjë megavat-orë prodhim i ri i energjisë? Shko në Rahovec dhe shihe vetë: asnjë lopatë nuk ka lëvizur nga vendi.

3. Agron, asnjë park biznesi nuk është finalizuar në Kosovë. Të gjitha ato që i përmendni janë ose projekte në letër, ose kantiere pa afat të qartë përfundimi.

4. Sa i përket rrugëve të papërfunduara, ato janë fakte, jo opinione. Për pesë vite nuk është finalizuar asnjë projekt i madh rrugor. Po ta kujtoj ty dhe shumë miqve të mi në LVV: autostrada “Ibrahim Rugova” është përfunduar për 2 vite, kur buxheti i Kosovës ishte rreth 600 milionë euro. Autostrada “Arbër Xhaferi” është përfunduar për 3 vite, kur buxheti nuk ishte më i madh se 1 miliard. Sot buxheti është mbi 3 miliardë euro, por për 5 vite nuk u finalizua asnjë projekt madhor.

5. Agron, rreth 30 mijë qytetarë në vit po e lëshojnë Kosovën, përfshirë edhe komunën ku jetojmë unë dhe ti. Albin Kurti na pati premtuar që gjatë qeverisjes së tij diaspora do të fillonte të kthehej. Kur, Agron?

Këto janë fakte, jo shpifje, jo analiza të mia personale. Prandaj, jo vetëm ti, por e gjithë LVV-ja, hajdeni në debat televiziv dhe i diskutojmë të gjitha me fakte. Kam edhe shumë të tjera, por nuk po i përmend tani.

Ti je djalë i mirë dhe i Istogut, dhe kritikat me fakte i bëjnë mirë secilit. Respekte për ty dhe për të gjithë ata të partisë tënde që nuk zgjedhin sharjen. Sepse kush shan dikë tjetër, në fund veç veten e shan.

Të ngjashme

Të fundit