6.9 C
New York
Wednesday, December 24, 2025

Buy now

79-shi i LDK-së për deputet, Besim Mulaj i bindur në suksesin e madh më 28 dhjetor

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga LDK-ja me numrin 79, Besim Mulaj, ka vazhduar takimet me qytetarë në Istog në kudër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai nga Shushica, Vrella dhe Gurrakoci, ka thënë se është i bindur në suksesin e madh të LDK-së më 28 dhjetor.

“Nga Shushica, në Vrellë e Gurrakoc, kudo ku shkuam u pritëm me besë e me mbështetje të fuqishme nga përkrahësit e LDK-së.  I bindur në suksesin e madh më 28 dhjetor.  Qytetarëve u garantova përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës dhe angazhim të plotë për realizimin e projekteve madhore në dobi të komunës dhe gjithë Kosovës. Zoti e bekoftë Kosovën. #besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123”, ka shkruar Mulaj në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit