Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 79, Besim Mulaj, ka filluar fushën për zgjedhjet e 28 nëntor nga trualli i presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Mulaj ka thënë se “së bashku me Ukë Ibrahim Rugova dhe Agime Lajqi, si kandidatë të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, u zotuam se do të jemi zë i palëkundur i Rugovës dhe i rugovizmit në institucionet e vendit”.
Postimi i plotë:
Malaj – Rugovë
Kisha nderin që fushatën ta nis nga trualli i rrënjëve të Presidentit historik Ibrahim Rugova. Pikërisht nga ky vend simbolik u dha kushtrimi për rikthimin e fuqishëm të LDK-së dhe të frymës rugoviane që na bashkon.
Së bashku me Ukë Ibrahim Rugova dhe Agime Lajqi, si kandidatë të LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, u zotuam se do të jemi zë i palëkundur i Rugovës dhe i rugovizmit në institucionet e vendit.
Kjo nisje fushate u nderua edhe me praninë e z. Agim Rexhaj, ish-kryetar i LDK-së për Nju Jork me rrethe dhe President Nderi i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”.
LDK – #123 #79






