9.4 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

79-shi i LDK-së, Mulaj shpalos programin e partisë para banorëve të Uçës, Zallqit dhe Dubravës të Istogut

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga LDK-ja me numrin 79, Besim Mulaj, ka takuar banorët e Uçës, Zallqit dhe Dubravës të Istogut, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen.

Ai ka bërë të ditur se para banorëve të këtyre fshatrave ka prezantuar programin e LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Gjatë bashkëbisedimit shpalosa një pjesë të programit të LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke ndarë vizionin tonë për zhvillim, mirëqenie dhe qeverisje të përgjegjshme. Me bindje dhe përgjegjësi u zotova për angazhim maksimal në realizimin e kërkesave dhe shqetësimeve që u ngritën nga banorët”, ka njoftuar Mulaj.

Postimi i plotë:

Gjithmonë është privilegj t’u drejtohesh votuesve besnikë të LDK-së.

Sot pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me banorët e Uçës, Zallqit dhe Dubravës – njerëz punëtorë, të sinqertë dhe me kërkesa të drejta.

Takimet u organizuan me mikpritjen e zakonshme të kryetarit Ferati, i cili edhe kësaj radhe dëshmoi përkushtimin dhe seriozitetin e tij ndaj qytetarëve.

Gjatë bashkëbisedimit shpalosa një pjesë të programit të LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke ndarë vizionin tonë për zhvillim, mirëqenie dhe qeverisje të përgjegjshme.

Me bindje dhe përgjegjësi u zotova për angazhim maksimal në realizimin e kërkesave dhe shqetësimeve që u ngritën nga banorët. Besimi i tyre është motivi më i madh për të vazhduar punën me përkushtim dhe ndershmëri.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Të ngjashme

Të fundit