-6.1 C
New York
Monday, December 15, 2025

Buy now

79-shi i LDK-së, Besim Mulaj: Si deputet do të angazhohem pa kompromis që qymyri si rezurs ekonomik të mos mbetet nën dhe

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 79, Besim Mulaj, ka vazhduar me prezantimin e zotimeve të tij në rast se bëhet deputet.

Ai ka thënë se do të angazhohet pakompromis që qymyri si resurs ekonomik të mos mbetet i pashfrytëzuar.

“Me rastin e zgjedhjes sime deputet në Kuvendin e Kosovës, do të angazhohem pa kompromis që ky resurs i bollshëm ekonomik të mos mbetet nën dhe, por të shfrytëzohet me mençuri për industri të tjera, për zhvillim të qëndrueshëm dhe për eksport. Jo kundër mjedisit, por në harmoni me të, përmes teknologjive moderne dhe standardeve evropiane”, ka shkruar Mulaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova është një ndër vendet më të pasura në botë për nga rezervat e linjitit/qymyr. Një pasuri e rrallë natyrore, që sot fatkeqësisht përdoret vetëm për termoelektranat e Obiliqit, duke u shndërruar më shumë në problem sesa në mundësi. Ambientalistët me të drejtë kanë ngritur zërin për ndotjen, por pyetja thelbësore mbetet: pse kurrë, që nga paslufta, politika nuk është ulur seriozisht të mendojë për përdorimin e zgjuar dhe modern të këtij resursi?

A duhet linjiti të mbetet i varrosur përgjithmonë nën tokë, ndërkohë që vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik, industri dhe vende pune? Apo duhet të investohet në teknologji të pastra, në industri të reja dhe në përpunim që sjell vlerë të shtuar dhe eksport?

Ironia më e madhe është se sot Kosova, me gjithë këtë pasuri nën këmbët e saj, importon qymyr nga Kazakistani, Serbia dhe Mali i Zi. Kjo nuk është vetëm paradoks, por dështim i vizionit shtetëror.

Me rastin e zgjedhjes sime deputet në Kuvendin e Kosovës, do të angazhohem pa kompromis që ky resurs i bollshëm ekonomik të mos mbetet nën dhe, por të shfrytëzohet me mençuri për industri të tjera, për zhvillim të qëndrueshëm dhe për eksport. Jo kundër mjedisit, por në harmoni me të, përmes teknologjive moderne dhe standardeve evropiane.

Nuk do ta kursej veten në interes të zhvillimit të Kosovës, pavarësisht lobimeve jo miqësore që synojnë ta mbajnë Kosovën të varfër dhe të varur. Kosova ka potencial. Ka pasuri. I mungon vetëm guximi politik për ta shndërruar atë në mirëqenie për qytetarët e saj.

Të ngjashme

Të fundit