Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numrin 79, Besim Mulaj, ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga banorët e Banjës dhe Kerrninës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Entuziazmi që ndjeva nga secili pjesëmarrës ishte i jashtëzakonshëm, një energji që më bindi edhe më shumë se rruga jonë është e drejtë. Me zë të fuqishëm dhe zemër plot, kërkohej të përsëritej suksesi i LDK-së, suksesi që e arritëm bashkë në zgjedhjet lokale, ku LDK fitoi bindshëm falë punës, unitetit dhe besimit të qytetarëve”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Postimi:
Isha i nderuar t’u drejtohem me një fjalë rasti si kandidat për deputet i nëndegës sime në Banjë. Ajo që përjetova aty ishte më shumë se një takim – ishte emocion i pastër, ishte besim dhe shpresë. Entuziazmi që ndjeva nga secili pjesëmarrës ishte i jashtëzakonshëm, një energji që më bindi edhe më shumë se rruga jonë është e drejtë. Me zë të fuqishëm dhe zemër plot, kërkohej të përsëritej suksesi i LDK-së, suksesi që e arritëm bashkë në zgjedhjet lokale, ku LDK fitoi bindshëm falë punës, unitetit dhe besimit të qytetarëve.
Rruga jonë vazhdoi drejt Kerrninës, ku na pritën mbështetës të LDK-së me të njëjtin zjarr e përkushtim. Aty ndjeva se LDK nuk është vetëm parti, por familje, vizion dhe përgjegjësi ndaj vendit. Ky mbështetim më obligon edhe më shumë të jap maksimumin, që zëri i Banjës, Kerrninës dhe i çdo qytetari të dëgjohet fort. Bashkë vazhdojmë, me besim, me guxim dhe me bindjen se e ardhmja ndërtohet vetëm duke qenë pranë qytetarëve.
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #LDK123






