-1.2 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

79-shi i LDK, Mulaj: Zgjedhjet e 28 dhjetorit, më të rëndësishmet që nga paslufta

- Advertisement -

Besim Mulaj ka deklaruar se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë më të rëndësishmet për Kosovën që nga periudha e pasluftës, duke theksuar se bllokada institucionale që po zgjat gati një vit ka prodhuar pasoja serioze për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Sipas Mulajt, në çdo takim me qytetarë nëpër Kosovë, vërehet pakënaqësi e thellë për mungesën e shërbimeve shtetërore, ndërsa goditjen më të madhe po e përjetojnë bizneset dhe familjet, për shkak të rritjes së çmimeve dhe kostos së energjisë.
“Po përballemi me një nivel zhgënjimi që nuk e kam parë kurrë më parë, veçanërisht te të rinjtë, të cilët gjithnjë e më shumë po e shohin largimin nga Kosova si zgjidhje,” ka thënë Mulaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e braktisin vendin, duke theksuar se Kosova ndërtohet vetëm me angazhim dhe përmirësim të përbashkët.

“LDK-ja ka nevojë për çdo votë, në mënyrë që Kosova të krijojë mundësi reale për secilin qytetar,” është shprehur ai.
Mulaj ka ftuar të gjitha shtresat e shoqërisë që të bashkohen më 28 dhjetor dhe t’i japin Kosovës një qeveri funksionale, të përgjegjshme dhe të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ka garantuar se, si deputet, do të jetë urë bashkëpunimi në Kuvendin e Kosovës, gjithmonë në interes të qytetarëve dhe të shtetit.
“Zoti na ndihmoftë,” ka përfunduar Mulaj.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë, pa asnjë dyshim, më të rëndësishmet që nga paslufta. Arsyeja është e qartë: bllokada institucionale që po zgjat gati një vit ka lënë pasoja të rënda në jetën e përditshme të qytetarëve.

Kudo që shkoj nëpër Kosovë, dëgjoj vetëm ankesa për mungesë shërbimesh nga ana e shtetit. Pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga bizneset, por edhe qytetarët e thjeshtë po e ndjejnë barrën e dyfishimit të çmimeve në treg dhe rritjes së kostos së energjisë. Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar se do të arrinim në këtë nivel pakënaqësie dhe zhgënjimi, ashtu siç kurrë më parë nuk kam parë një dëshirë kaq të madhe të të rinjve për ta lëshuar Kosovën.

Unë u them gjithmonë të gjithëve: lehtë është të ikësh, por Kosova ka nevojë për secilin prej nesh. Ky vend nuk ndërtohet duke u braktisur, por duke u përmirësuar së bashku. LDK-ja ka nevojë për çdo votë tuajën, që Kosova të krijojë mundësi reale për secilin qytetar.

Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve – të rinj e të moshuar, gra e burra, biznese e profesionistë – të bashkohemi dhe më 28 dhjetor t’i japim Kosovës një qeveri normale, të përgjegjshme dhe të drejtuar nga LDK-ja. Unë, në Kuvendin e Kosovës, do të jem urë bashkëpunimi, gjithmonë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Zoti na ndihmoftë.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Të ngjashme

Të fundit