5.2 C
New York
Wednesday, December 24, 2025

Buy now

79-shi i LDK, Mulaj: Diaspora është shtylla e Kosovës – 28 dhjetori është dita e saj

- Advertisement -

Kandidati i LDK për deputet, Besim Mulaj, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm dhe emocional drejtuar mërgatës shqiptare, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të diasporës në jetën ekonomike, shoqërore dhe shpirtërore të Kosovës.

“Si djalë mërgimtari, zemra më mbushet sa herë i shoh rrugët e Kosovës të gjalla nga diaspora jonë. Është ai mall që nuk shuhet kurrë,” shprehet Mulaj, duke rikujtuar emocionet e fëmijërisë kur pritej kthimi i babait në gusht apo për Vitin e Ri – përqafime dhe lot gëzimi që, sipas tij, mbeten kujtimet më të forta të jetës.

Ai thekson se diaspora sot nuk është vetëm larg atdheut, por është “shtylla, krenaria dhe zëri i Kosovës në botë”, duke nënvizuar se ajo ka qenë forca që e ka mbajtur vendin gjallë në ditët më të vështira.

“Mirë se vini gjithmonë në Kosovë, sepse kjo tokë është e juaja. Këtu janë rrënjët tuaja, këtu rreh zemra juaj,” deklaron Mulaj.
Duke iu referuar zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ai e cilëson këtë datë si ditën e diasporës, ditën kur malli, sakrifica dhe dashuria për Kosovën shndërrohen në vendim. Sipas tij, vota e mërgatës mund t’i japë vendit shpresë, dinjitet dhe një të ardhme më evropiane.
Në fund, Mulaj fton diasporën që ta bëjë ndryshimin bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke theksuar se një qeverisje e LDK-së do të krijonte më shumë besim për investime dhe më shumë krenari për Kosovën.

Postimi i plotë:

Si djalë mërgimtari, zemra më mbushet sa herë i shoh rrugët e Kosovës të gjalla nga diaspora jonë. Është ai mall që nuk shuhet kurrë, ai emocion që më kthen pas në kohë, kur fëmijë e prisnim babën me padurim në gusht apo për Vitin e Ri. Ato përqafime, ato lot gëzimi, ishin dhe mbeten kujtimet më të forta të jetës sime.

Diaspora jonë sot nuk është vetëm larg atdheut, ajo është shtylla jonë. Është krenaria jonë, zëri ynë në botë dhe forca që e ka mbajtur Kosovën gjallë në ditët më të vështira. Mirë se vini gjithmonë në Kosovë, sepse kjo tokë është e juaja, këtu janë rrënjët tuaja, këtu rreh zemra juaj.

28 dhjetori është dita juaj. Është dita kur malli, sakrifica dhe dashuria për Kosovën shndërrohen në vendim. Me votën tuaj, ju mund t’i jepni Kosovës shpresë, dinjitet dhe një të ardhme më evropiane.

Ju meritoni respekt të pafund, sepse pa ju Kosova do të ishte shumë më e varfër – jo vetëm ekonomikisht, por edhe shpirtërisht. Prandaj ju ftoj nga zemra që më 28 dhjetor ta bëjmë ndryshimin bashkë. Ta sjellim LDK-në në qeverisje, që ju të vini me më shumë gëzim në Kosovë, të investoni me besim dhe të ndiheni krenarë sa herë ta përmendni emrin e saj.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Të ngjashme

Të fundit