0.9 C
New York
Wednesday, December 17, 2025

Buy now

79 i LDK-së, Mulaj: Istogu është zemra e LDK-së, këtu lind ndryshimi

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj, nga Istogu, e ka cilësuar këtë qytet si vendin ku historikisht është ndërtuar vizioni i shtetit modern të Kosovës dhe ku sot po vazhdon rruga e ndryshimit, shkruan Scanner.

Mulaj theksoi se Istogu, vendlindja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, flet sot me zë të lartë, me krenari, dinjitet dhe përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

“Në vendin ku u formua vizioni rugovian i paqes, mençurisë dhe demokracisë, sot mblidhemi për ta vazhduar këtë rrugë. Istogu ka qenë dhe mbetet zemra e LDK-së – këtu është rrënja, këtu është besimi dhe këtu po lind ndryshimi”, u shpreh Mulaj.

Ai ftoi qytetarët e Istogut dhe më gjerë që të bëhen pjesë e këtij, siç e quajti ai, momenti historik për komunën dhe për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit qytetar në prag të zgjedhjeve.

Mulaj po ashtu prezantoi kryetarin e LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, si kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, duke e cilësuar atë si zërin e vizionit, guximit dhe shpresës për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar.

“Ky është momenti për t’u bashkuar, për të besuar dhe për të sjellë ndryshimin. Istogu është LDK dhe LDK është e ardhmja e Kosovës”, theksoi ai.

Në fund, Mulaj u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin Lidhjen Demokratike të Kosovës me votën 123, duke e cilësuar këtë zgjedhje si zgjedhje të shpresës dhe vizionit rugovian.

Postimi i plotë:

Istogu sot flet me zë të lartë.
Flet me krenari, me dinjitet dhe me përgjegjësi për të ardhmen.

Në vendlindjen e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, aty ku u formua vizioni i shtetit modern të Kosovës, sot mblidhemi për ta vazhduar rrugën e tij – rrugën e paqes, mençurisë dhe demokracisë.

Istogu ka qenë dhe mbetet zemra e LDK-së.
Këtu është rrënja, këtu është besimi dhe këtu po lind ndryshimi.

Sot, në këtë tubim madhështor, ju ftojmë të gjithë: burra e gra, të rinj e të reja, familje të tëra – të vini e të jeni pjesë e një momenti historik për Istogun dhe Kosovën.

Ejani ta takoni gjeneratën e re rugoviane.
Ejani ta takoni Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku – zërin e vizionit, guximit dhe shpresës për një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Ky është momenti për t’u bashkuar.
Ky është momenti për të besuar.
Ky është momenti për ndryshim!

Zgjidh SHPRESËN!
Zgjidh vizionin rugovian!
Zgjidh Lidhjen Demokratike të Kosovës – VOTO 123.

Sepse Istogu është LDK.
Dhe LDK është e ardhmja e Kosovës.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Të ngjashme

Të fundit