Home Lajme Dështon për të gjashtën herë më radhë Komisioni për rezervat shtetërore

Dështon për të gjashtën herë më radhë Komisioni për rezervat shtetërore

0
Dështon për të gjashtën herë më radhë Komisioni për rezervat shtetërore

Këtë të premte, për të gjashtën herë ka dështuar që të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezerva shtetërore.

Në pesë tentimet e kaluara, konstituimi i këtij komisioni ishte i pamundur për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Mospjesëmarrja e deputetëve të pozitës në këtë komision, nga opozita është kritikuar vazhdimisht, duke thënë se të njëjtit po fshehin diçka.

Exit mobile version