-3.5 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Trazirat në Veri, Rafuna: Investitorët e huaj po i pezullojnë ose shtyjnë investimet

- Advertisement -

Tensionet e herëpashershme në komunat veriore të Kosovës, kanë ndikuar edhe në ekonominë e vendit.

Këto trazira sipas Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafunës, po bëjnë që investitorët e huaj t’i pezullojnë ose t’i shtyjnë investimet e tyre.

“Ndikimin negativ e kanë pasur tek investitorët potencial që kanë pas në plan të shohin mundësinë të investojnë në Kosovë, kështu që trazirat e njëpasnjëshme nuk janë aste të mira që i shtyjnë investitorët të vinë në Kosovë”, thotë Rafuna.

Ndërkohë ekspertja e ekonomisë, Sytrime Dervisholli, rendit disa nga sferat që mund të preken nga siguria e brishtë në veri.

“Trazirat sigurisht që mund të ndikojnë në aspektin e tregtisë, qoftë atë ndërkombëtarë ose vendore, në kuptimin që bashkëpunëtorët e huaj mund të kenë hezitimet në lidhje të kontratave karshi bashkëpunimit me kompani tjera kosovare… Investimet e huaja jo vetëm dhe investitorëet e brendshëm që kanë investuar në vend, mund të ndikojë që të hezitojnë…Në sferën e turizmit mund të ndikojë që Kosova të bëhet destinacion më pak atraktiv në mungesën e sigurisë…Tensionet e njëpasnjëshme në veri mund të ndikojnë në emigrimin e personave dhe kjo mund të paraqet problem për zhvillimin ekonomik të vendit”, bën të ditur Dervisholli.

Bashkimi Evropian ndaj Kosovës në verën e këtij viti kishte vendosur disa masa ndëshkuese ndaj vendit tonë.

Në mesin e tyre ishte pezullimi i financimit të disa projekteve në kuadër të kornizës investuese të bllokut evropian për Ballkanin Perëndimor. /Tëvë1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit