Kandidati i PDK për deputet, Shahin Dervishaj, është prekur nga pritja në fshatin e lindjes Klladernicë, raporton Scanner.
“Jo vetëm për fjalët që qytetarët më thanë, por për besimin që ndjeva nga ato duar që mi zgjaten”, shkruan Dervishaj.
Postimi i plotë:
Në fshatin tim të dashur Klladernicë, pata një pritje të jashtëzakonshme që më preku shumë.
Jo vetëm për fjalët që qytetarët më thanë, por për besimin që ndjeva nga ato duar që mi zgjaten.
Më besoni se çdo hap që bëj, është për ju. Çdo mundim, është për të pasur një Kosovë më të mirë, një Kosovë që mbron çdo fshat, çdo qytet, çdo familje.
Zoti ju ruajt njerëz të mirë, ky mund na u shpërbleftë me fitore ditën e 9 shkurtit.
#pdk131✅️
#bedrihamza1✅
#shahindervishaj77✅