Kandidati për deputet nga radhët PDK-së, Shahin Dervishaj, ka marrë pjesë në një tubim madhështor në Zvicër ku është diskutuar për mënyrat e forcimit të lidhjes mes diasporës dhe Kosovës.
Ai ka thënë se “ky është momenti që të gjithë, brenda dhe jashtë Kosovës, të kontribuojmë për të mirën e vendit, sidomos në prag të zgjedhjeve”.
“Në këtë tubim madhështor në Zvicër, pata nderin të jem pjesë e një paneli ku diskutuam për mënyrat e forcimit të lidhjes mes diasporës dhe Kosovës. Ky është momenti që të gjithë, brenda dhe jashtë Kosovës, të kontribuojmë për të mirën e vendit, sidomos në prag të zgjedhjeve, ku çdo votë është e rëndësishme për të formuar një të ardhme më të mirë dhe më të fortë për Kosovën”, ka shkruar Dervishaj në Facebook. /Scanner/