Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj është takuar me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, të cilin e ka vlerësuar si lider të përkushtuar.
“Totaj është shembull i një lideri të angazhuar dhe të përkushtuar, që ka treguar vizion dhe gatishmëri për të avancuar qytetin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët Prizreni ka shumë potencial dhe është thelbësore të punohet për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe bizneset lokale”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Një takim me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.
Nuk ka asgjë më mirë se të diskutojmë dhe të punojmë rreth krijimit të mundësive për të përmirësuar mënyrën e jetesës për qytetarët.
Totaj është shembull i një lideri të angazhuar dhe të përkushtuar, që ka treguar vizion dhe gatishmëri për të avancuar qytetin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët
Prizreni ka shumë potencial dhe është thelbësore të punohet për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë dhe bizneset lokale.
Fuqishëm do i mbështes iniciativat që kontribuojnë për një Prizren më të mirë për të gjithë.
#Kosovamundetmamirë #ShahinDervishaj #Voto77