Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka falenderuar banorët e Prekazit për mbështetjen që ia kanë dhënë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Ai ka thënë se Prekazi i luftës dhe sakrificës është frymëzim për t’ia sjell 77 të mira Kosovës.
“Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, është gjithmonë frymëzim për ne. Angazhimi dhe sakrifica që na kanë dhënë heronjtë tanë, janë udhërrëfyesi që na drejton edhe sot në çdo hap për të mirën e Kosovës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që ishin prezentë dhe na mbështetën në këtë rrugëtim të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. Bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.