Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 77, afaristi nga diaspora, Shahin Dervishaj ka marrë pjesë në tubimin madhështor të kësaj partie në Mitrovicë.
Ai ka thënë se ky tubim tregon forcën e PDK-së.
Më tutje, Dervishaj, ka thënë se madhështinë këtij tubimi ia kanë shtuar edhe më shumë djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit.
“Një tubim madhështor në Mitrovicë, ku emocionet ishin të jashtëzakonshme, dhe madhështinë e shtoi edhe më shumë prezenca e djalit të Hashim Thaçit, Endritit dhe djalit të Kadri Veselit, Klestorit. Një mbështetje e jashtëzakonshme për të ardhmen e Kosovës. Ky tubim na dha forcën për të vazhduar përpara, duke mbajtur mend gjithmonë sakrificat dhe përpjekjet për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Dervishaj në Facebook”.