Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 77, Shahin Dervishaj, ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga banorët e fshatit Çitak të Skenderajt.
Ai ka thënë banorët e kësaj këtij fshati besojnë fuqishëm në ndryshimin që mund ta bëjë PDK-ja.
“Një pritje e jashtëzakonshme dhe e ngrohtë nga dajt e mi në konakun e tyre në fshatin Çitak. Gjithmonë e mbaj mend se kanë qenë shembull i punës së palodhur, mikpritjes siç e kërkon tradita dhe dashurisë për atdhenë. Por që edhe sot vazhdojnë me qenë njerëz të thjeshtë e modest, mbi të gjitha që e mbështesin dhe e besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë.#PDK131 #BedriHamza1 #ShahinDervishaj77”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.