15.1 C
New York
Thursday, October 23, 2025

Buy now

76 % e qytetarëve mendojnë që personat me ndikim politik kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji

- Advertisement -

Në diskutimin mbi temën “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetar ndaj këtyre institucioneve” të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) u tha se një përqindje e madhe e qytetarëve vlerësojnë se personave me ndikim politik, kanë pak gjasa të ndëshkohen nga ligji dhe se sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i ndikuar politikisht”, raporton Ekonomia Online.  Këto statistika tentoi që t’i arsyetoj Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, i cili mes tjerash tha se prokurorët nuk zgjidhen nga politika ndërsa eprorët e policisë po.

Edhe zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë Vigan Qorrolli, tha se duhet t’i besohet më shumë drejtësisë se sa politikës, duke theksuar se për herë të parë në Kosovë drejtësia nuk e shmang përgjegjësinë dhe është transparente.

Drejtoresha ekzekutive e GLPS, Njomza Arifi teksa foli për kritikat që adresohen ndaj sistemit të drejtësisë, tha edhe se përgjegjësinë për këtë e kanë edhe pushteti ekzekutiv e organi ligjvënës.

“Sot GLPS do të botojë edicionin e nëntë të tashme e njohur Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë. Ky indeks ka filluar para 10 viteve, të dhënat e perceptimit që maten nga indikatorët për të realizuar këtë edicion e kemi realizuar një anketë dhe të dhënat të tjera janë të dhëna nga sistemi gjyqësor. Ne e dimë që institucionet e drejtësisë vazhdojnë të jenë në llupën kritike si nga shoqëria civile si dhe të vlerësimeve vendore e ndërkombëtare, më së shumti përmenden mungesa e politikave të ulëta ndëshkimore, amnestimi i profileve të larta, niveli i ulët i konfiskimit të pasurisë dhe zvarritje e procedurave. Megjithatë ne konsiderojmë që të gjitha këto ngecje në sistemin e drejtësisë nuk janë vetëm faj i personave përgjegjës që merren me këto por një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe pushteti ekzekutiv dhe të organi legjislativ”, tha ajo.

Elona Kurti, Koordinatore e Projektit të GLPS derisa prezantoi të gjeturat tha se 76 për qind e qytetarëve kanë vlerësuar se personat me ndikim politik kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji.

“Ngjashëm me periudhat paraprake të Vlerësimit, edhe në vitin 2025 qytetarët vazhdojnë të mendojnë që sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë i ndikuar politikisht. Sipas tyre, zyrtarët dhe personat e lidhur me politikën vazhdojnë të kenë ndikimin në veprimtarinë e sistemit të drejtësisë duke bërë kështu që të njëjtit të kenë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji. Ky konstatim bazohet në përgjigjet e të anketuarve në pyetjen “A mendoni se personat me ndikim politik kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji?”. Nga përgjigjet e dhëna, rezulton se rreth 76% e qytetarëve vlerësojnë se personat me ndikim politik kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji. Ndërsa, vetëm 22.7% e tyre mendojnë se pavarësisht që personat mund të kenë ndikim politik, të njëjtit kanë gjasa të ndëshkohen në bazë të dispozitave ligjore”, shpjegoi Kurti.

Ushtrues Detyre i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi komentoi raportin dhe theksoi se duhet të ndryshohet ligji për byro dhe konfiskim të pasurisë.

“Për mua është gjithmonë kënaqësi të marr pjesë në këto raste për të dëshmuar se sistemi gjyqësor dhe në veçanti sistemi prokurorial është duke bërë një punë shumë të madhe në transparencë. Më vjen mirë dhe ju përgëzoj për këtë punë sepse për neve është një arsye për të rishikuar punën tonë për të rritur efikasitetin tonë. Më vjen mirë se ju e keni vlerësuar që efikasiteti jonë është i mirë dhe ju e keni konstatuar se jemi në vazhdimësi në rritje derisa në vitin 2021 ishim me 76% të efikasitetit sot jemi në 90%. Nëse shikoni përqindjen e qytetarëve që janë pyetur ju e shihni se diku 71% e personave të përfshirë janë persona që nuk janë përfshirë në ndonjë rast në prokurori, unë e vlerësoj mendimin e tyre por vet kjo përqindje dhe pjesëmarrje e tyre në rastet tona penale tregon se sa ata janë drejtpërdrejt të njoftuar për punën tonë në prokurori. Kur flasim për pavarësi thuhet se besimi i qytetarëve është më i madh ndaj policisë se sa nga prokuroria derisa asnjë udhëzim nuk bëhet vetëm por nga prokuroria sepse jep autorizim për të kryer shërbime dhe ne punojmë si ekipe me policinë. Prokurorët nuk zgjidhen nga politika ndërsa eprorët e policisë po. Sa i përket konfiskimit të pasurisë vërtetë kanë të drejtë qytetarët sepse nuk jemi ende në nivelin e detyrës kanë vend për sekuestrim më të madh vetëm në rastin e bankës kishte konfiskim më të madh, kur flasim për konfiskimin civil unë kam mbështetur çdo iniciativë në këtë drejtim por mbështetja ime ka mbetur shumë e pa realizuar ndërsa qeveria ka vlerësuar që pasuria të konfiskohet vetëm te personat zyrtar ndërsa dilni jashtë shihni se ka të rinj që nuk kanë punuar dhe vozisin makina të shtrenjta ndërsa më larg shihni vila milionëshe që nuk kanë punuar dhe nga vjen ajo pasuri dhe ligji për byro konsideroj që duhet të ndryshohet dhe të shtohet dhe të përfshihen të gjitha qytetarët sepse nuk dihet nga ka ardhur ajo pasuri. Sa i përket buxhetit tregon pavarësinë tonë vetëm në vitin 2022 kishim një rritje prej 0,63%, në vitin 2023 kishim një ulje në 0,50% ndërsa në vitin 2024 kishim rritje më shumë prej vetëm 0,02%. Nëse duam të kemi performancë më të mirë duhet të kemi buxhet të ndarë më të mirë në bazë të rasteve që ka prokuroria”, tha ai.

Fahret Vellija, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës theksoi se sistemi gjyqësor ka shënuar një progres derisa shtoi se transmetimi i punës te publiku nuk ka qenë në nivel.

“Sistemi gjyqësor i intereson perceptimi i qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor, prandaj na intereson për punën tonë mendimi i tyre. I kemi 6% të pyeturve kanë pasur punë me sistemin gjyqësor tash na parashtrohet një pyetje tjetër ky 94% ku i merr këto perceptime për punën negative. Përkundër faktit që përgjatë viteve të fundit sistemi gjyqësor ka rritur një progres të efikasitetit kjo nuk ka kaluar te publiku sepse sipas raportit ne nuk kemi ditur të transmetojmë punën tonë në publik dhe kjo na takon një pjesë e barrës tek ne. Ne jemi munduar me pas një bashkëpunim me organizata joqeveritare dhe me media dhe ne kemi pasur një takim me ta për të dëgjuar kritika dhe sugjerimet për punën tonë. Sistemi gjyqësor për vitin 2024 ka treguar një efikasitet të mirë. Sa i përket numrit të gjyqtarëve nëse e krahasojmë popullatën e një shteti tjetër ne kemi një numër enorm dhe shohim një gjyqtar me sa lëndë merret. Te raporti shqetësuese mbetet mendimi i publikut për ndikimin e politikave në vendimmarrjen e gjyqtarëve”, tha ai.

Vigan Qorrolli, Zëvendësministër në Detyrë i Drejtësisë nënvizoi se raportet si ky janë pasqyra më e drejtë e realitetit që qytetarët kanë para vetes.

“Është kënaqësi të marr pjesë në këtë tryezë që prek jetën e çdo qytetari sepse raportet si ky i sotëm është pasqyra më e drejtë që ka qytetari para vetes dhe ne si sistem i drejtësisë. Kur flas për pjesën e drejtësisë duhet të jemi të sinqertë para qytetarëve edhe ata që nuk kanë trokitur në dyert e gjykatave sepse besoj që perceptimi i shoqërisë që ka ndaj sistemit të drejtësisë. Unë them që duhet t’i besojmë më shumë drejtësisë se sa politikës dhe ne duhet të punojmë çdo ditë e më shumë që ta përmbysim këtë. Për herë të parë në Kosovë drejtësia nuk e shmang përgjegjësinë dhe është transparente. Vetingu është keqkuptuar nga qytetarët sepse shohin ndonjë gjyqtar në media se nuk mund të tregojë pasurinë e tij dhe iku në shtëpi. Megjithatë nuk jam ithtar i statistikave por janë pjesë e performancës së sistemit të drejtësisë por drejtësia duhet të matet me ndjenjën e drejtësisë që qytetari përballet. Drejtësia bëhet në Kosovë dhe a është e parë, jo sepse qytetarët nuk po e shohin”, tha ai.

Nga Indeksi i Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë thuhet se qytetarët e përfshirë në anketim, më shumë se gjysma e tyre kanë thënë se vendimet gjyqësore ndikohen nga interesat private ose politike.

“Më shumë se gjysma e të anketuarve nuk kanë vërejtur përmirësime në sistemin e drejtësisë në 5 vitet e fundit, kurse sipas tyre arsyeja kryesore për mos realizimin e reformave në drejtësi mbetet vullneti politik. Pavarësisht nivelit të ulët të besimit dhe kënaqshmërisë me punën e këtyre institucioneve, qytetarët shprehen të gatshëm që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë veprat penale të ndryshme që mund të kryhen në vendin tonë. Niveli i sigurisë në vend vlerësohet i kënaqshëm pavarësisht tendencave të kohëpaskohshme për destabilizim në komunat veriore të Republikës së Kosovës. Qytetarët e vlerësojnë në nivel mesatar politikën ndëshkimore të gjykatave në rastet e dhunës në familje. Rreth 60% e të anketuarve vlerësojnë se vendimet gjyqësore nuk merren bazuar në fakte dhe ligj por të ndikuar nga interesat private ose nga politika”, thuhet në performancë.

Në anketën e realizimit të vlerësimit të qytetarëve për institucionet e drejtësisë janë përfshirë 1065 qytetarë derisa anketa është realizuar në qershor të vitit 2025 nga UBO Consulting.

Të ngjashme

Të fundit