Dje është mësuar edhe emri tjetër i anëtares së jurisë së “Dancing with the Stars”.
Me Oltën plotësohet kështu edhe katërshja e jurisë duke filluar me Ilir Shaqirin që do të jetë kryetar i jurisë, Valbona Selimllari si dhe balerina Lori Hoxha.
Olta Gixhari ka qenë pjesë e edicionit të parë të “Dancing with the Stars” kur ky spektakël zhvillohej në Vizion Plus. Nga ana tjetër aktorja e njohur ka qenë edhe pjesë e jurisë së programit “Your Face Sounds Familiar”, ku u vu re se kishte shumë batutë e humor.
Nga ana tjetër Kryefjala.com ka mësuar se këtë vit programi i kërcimit do të ketë edhe një program të përditshëm në formë forumi, ku thuhet se prezantuese e tij do të jetë Kiara Tito.