17.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Thaçi: Nëse përfundon lufta në Ukrainë, Kosova mund ta pësojë keq

- Advertisement -

Analisti Jusuf Thaçi, duke komentuar takimin Kurti-Vuçiq, ka vlerësuar se Kosova do të duhej të tërhiqej nga ky format i dialogut.

Sipas tij “në momentin që është hequr kërkesa nga njohja dhe është parë animi i ndërmjetësve”, do të duhet tërheqja e Kosovës nga ky format i dialogut.

Ai ka thënë se pas luftës në Ukrainë, Serbia mund të marrë anë kah perëndimi dhe NATO dhe kësisoj Kosova do të dalë me vlerë të vogël karshi fuqive të mëdha.

“Unë personalisht shqetësimin më të madh e kam çka do të ndodh pas përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë. Sepse qartazi në çafërdo versioni, Rusia, në një mënyrë ose mënyrë tjetër do të dalë e humbur. Për pasojë Serbia s’do të ketë alternativë veç se të ndërrojë anë dhe të radhitet me perendëimin e nashta drejt NATO-s, e atëherë Kosova do të jetë me vlerë absolutisht të vogël para fuqive dhe mujna me pësu më keq sesa oguret e situatës aktuale”, ka thënë Thaçi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit