Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dorëzuar në Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale.
Murati ka thënë se këtë e kanë bërë për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti.
“Por, ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale, për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti”, ka shkruar Murati.
Ministri i Financave ka thënë kjo parti është duke tentuar me çdo kusht t’a bllokojnë këtë ligj.
“Pra lëre që ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet, por tash kur ne e rritëm, po tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë. Pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!”, ka shkruar Murati.
Tutje ai ka traguar se 80,985 persona paguhen më pak se 264 euro në muaj, duke shtuar se këtu përfshihen punëtorët e mirëmbajtjes, sigurimit fizik, arkëtarë, ndërtimtarë e shumë të tjerë.