Home Lajme MPB-ja takon mërgimtarët në aeroport, iu kërkon të “festojnë me zemër, jo me armë”

MPB-ja takon mërgimtarët në aeroport, iu kërkon të “festojnë me zemër, jo me armë”

0
MPB-ja takon mërgimtarët në aeroport, iu kërkon të “festojnë me zemër, jo me armë”

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), kanë mbajtur këtë të mërkurë aktivitetin e promovimit të fushatës “Festo me zemër, jo me Armë”, me mërgimtarët që vinin përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me këtë rast, Koordinatori për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, së bashku me një ekip nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë të MPB-së, kanë bashkëbiseduar dhe shpërndarë mesazhet kryesore të fushatës për parandalimin e gjuajtjeve festive me mërgimtarët.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=662402909266754&id=100064911511885&mibextid=Nif5oz

 

Exit mobile version