24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Musliu-Shoshi: Nuk është çudi që Qeveria që lartëson Oliverin e Milanin, përjashton UÇK-në

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se nuk është e çuditshme se përse veteranët përjashtohen nga Qeveria.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka “goditur” Qeverinë, duke thënë se ajo po lartëson Oliver Ivanoviqin dhe Milan Radojqiqin e po përjashton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk është çudi që veteranët përjashtohen nga qeveria e Albinit, përkundrazi!

Kur lartësohet Oliveri e përkrahet Milani përjashtohet UÇK, veteranët dhe çdo kategori që asocon me luftën çlirimtare”.

 

 

Dje në Kuvend u votua Ligji për pagën minimale, ku mes të tjerash, veteranët e UÇK-së u eliminuan nga lista e këtij Ligji.

Projektligji ka qenë çështje e diskutueshme për shkak të veteranëve të cilët kërkonin që të përfshihen në pagën minimale.

Qeveria nuk ishte për këtë, duke u thirrur në listën e veteranëve që e cilësojnë të fyer.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=736093328525606&id=100063748358568&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

Të fundit