30.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Arrestohet Safet Gjici

- Advertisement -

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar sot për korrupsion.

Burime të Top Channel thonë se për të kishte masë sigurie nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion. Mbi Gjicin rëndon akuza korrupsion i të zgjedhurve në zgjedhje, sipas burimeve jo zyrtare.

Mësohet se ai është arrestuar në lokalin poshtë shtëpisë së tij në zonën e vilave gjermane.

Kujtojmë se Gjici u shkarkua nga detyra e kreut të bashkisë së Kukësit më 16 qershor nga Këshilli i Ministrave, pas një video skandali, ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrë. Pas publikimit të videos, Gjici dha dorëheqjen nga detyra.

 

Të ngjashme

Të fundit