3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Lladrovci: Vendim i drejtë i Kuvendit, të hyrat vetanake – komunave

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e miratimit në lexim të parë për ndryshimet në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2023, ka cekur se të hyrat vetanake ju takojnë komunave, raporton Scanner.

Shfrytëzimi i të hyrave vetanake nga ana e komunave, është jetik në përmbushjen e objektivave për rritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Të hyrat vetanake – komunave!

Lajm i mirë që Kuvendi ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2023, me ç’rast do të mundësohet zhbllokimi i mjeteve vetanake të komunave, nga vitet paraprake.

E kemi thënë edhe më parë, sa më herët që kuptohet se sistemi ynë kushtetues dhe ligjor që komunave ju siguron pavarësi funksionale, është më mirë.

E në këtë drejtim, shfrytëzimi i të hyrave vetanake nga ana e komunave, është jetik në përmbushjen e objektivave për rritjen e cilësisë së jetesës së qytetarëve.

https://instagram.com/p/CtPW1xXt5tI/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit