8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Krasniqi mohon akuzat e Kajtazit për UDB-në: Shtrembërim i të vërtetave, s’kam pas as njohuri elementare për atë punë

- Advertisement -

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme, Enver Krasniqi, ka reaguar ndaj postimit të Vehbi Kajtazit në të cilin thuhet se Krasniqi ka qenë shef i sherbimit informativ serb në Klinë. Në reagimin e tij dërguar Nacionales, Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me siç ka thënë ai “shtrembërimin e të vërtetave dhe fyerjen e njerëzve, qofshin ata kushdo.”

Krasniqi ka konfirmuar se në periudhën nga shtatori i vitit 1987 deri më 1 shtator 1990 ka punuar në Sekretariatin Krahinor të Punëve të Brendshme në SHSSH në Pejë, paralelja Klinën. Megjithatë, ai deklaron se nuk kishte njohuri të mjaftueshme lidhur me natyrën e punës së kryer atje.

Gjithashtu, ai përgjigjet në lidhje me pretendimet për dhunë ndaj Kolë Berishës, duke përmendur librin e Kole Berishës “Ditari i një izolanti”, ku ai thotë se autori e përshkruan atë episod.

Ai gjithashtu sjell një dokument që dëshmon se me datën 1 shtator 1990 ka dorëzuar dorëheqjen dhe është larguar nga puna.

Pas largimit nga puna, Krasniqi ka thënë se ishte anëtarësuar në sindikatën e policisë, fillimisht në Klinë dhe më pas në Prishtinë, ku ka jetuar që nga viti 1990. Më 29 nëntor 1994 ai ka treguar se është arrestuar si pjesë e sindikatës së policisë, si një nga organizatorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës për rajonin e Pejës. Krasniqi tha se atje pësoi tortura fizike dhe psikologjike dhe u dënua me 5 vjet burg.

Më tej ai tregon se në vitin 1994, nga 158 persona të arrestuar në Kosovë dhe gjykuar në 4 procese gjyqësore, 18 prej tyre u dënuan me 5 apo më shumë vite burg, duke përfshirë edhe të. Ai pranon se nuk është në pozicion të flasë për sjelljen dhe sjelljen e tij gjatë hetimeve dhe vuajtjes në burg, por shton se këtë mund ta deshmojnë të burgosurit politik të LPK-së, LKQK-së, Balit Kombëtar, etj.

porte shume te mira dhe te sinqerta te cilat deri ne largimin tim nga Kosova i kam mbajtur përmes motrës se tij dhe bashkëshortit te saj gjate vizitave ne shtëpinë e tyre ne Kodrën e Diellit.” – thuhet mes tjerash në reagimin e tij.

Akuzat ndaj tij, Krasniqi i cilësoi të papërfillshme dhe jo njerëzore, pasi përhapet gënjeshtra nëpërmjet tij që të sulmohen edhe të tjerë. Drejtori i Agjencisë tha në fund se është i gatshëm të përballet gjykimin nëse gjendet vetëm një person që ka pasur ndonjë kontakt me të gjatë kohës së punës së tij.

Në reagimin e tij, Krasniqi bashkangjiti edhe një Mirënjohje për angazhimin dhe kontributin në sigurimin dhe ruajtjen e integritetit personal dhe pronësor te qytetarëve të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit