8.5 C
New York
Thursday, November 20, 2025

Buy now

700 punëtorë të RTK-së pa paga, Haradinaj: Kurti sot mundet me ua qit pagat, 5% të buxhetit me ligj munet me rialoku

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Albin Kurti e Vetëvendosjes po të donte “qysh sot” mundet t’ua ekzekutojë pagat 700 punëtorëve të RTK-së.

Dhe kjo, siç tha ai, përmes mundësisë ligjore të rialokimit ose ridestinimit të 5% të buxhetit për t’ua bartur paga.

“Është lojë me kurthe për bartje të fajit. Kurti sot mundet me i nda buxhet RTK-së, se ekziston e drejta e bartjes apo ndërrimit të destinacionit të 5 përqind të buxhetit.

Ashtu sikur ka bë shumë veprime financiare që i dimë, e njëjta është edhe kjo. Nëse nuk ka mjaftueshëm në REzerva, i bart nga 5%shi, 5% të buxhetit qeveria ka të drejtë me rialoku, me ridestinu. I ka të gjitha këto mundësi me ia nda RTK-së, është seknar i tyre me bart faj”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit