Më shumë se 700 punonjës të “Airbus Atlantic” besohet se janë helmuar pas darkës së fundvitit të kompanisë, kanë thënë autoritetet shëndetësore në Francë, shkruan BBC.
Punëtorët patën të vjella dhe diarre, sipas agjencisë shëndetësore ARS.
Është e paqartë se çfarë kishin ngrënë punonjësit që iu kishte shkaktuar të vjella e diarre.
“Airbus Atlantic” është një degë e prodhuesit më të madh të avionëve në botë, Airbus, dhe punëson 15 mijë njerëz në pesë vende.
Hetimi ka nisur për të gjetur se cili ushqim iu ka shkaktuar probleme punonjësve të sëmurë.