Lëvizja Vetëvendosje para se të vinte në pushtet premtonte se do të jetë transparente në punën e saj në institucione, por një gjë e tillë tani lenë shumë për të dëshiruar.
Për mungesë të transparencës në punën institucionale vazhdimisht është duke u kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile
Se mungon transparenca në Qeverinë Kurti dëshmohet edhe në “publikimin” e fundit të Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila drejtohet nga ministrja Rozeta Hajdari, shkruan Scanner.
Kjo ministri ka publikuar listën preliminare të përfituesve në “Thirrjen publike për subvencionim të NVM-ve për blerjen e makinerive prodhuese /përpunuese”, e cila kap vlerën e 700 mijë eurove.
Por, kur jemi të transparenca, në listën e publikuar në uebfaqen e MINT-it nuk figuron emri i asnjërës ndërmarrjeje mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) që ka përfituar nga shuma prej 700 mijë eurove. Në këtë listë preliminare figurojnë vetëm shifrat, por jo edhe emrat.
700 mijë euro janë ndarë nga buxheti i shtetit dhe pashmangshëm shtrohet pyetja se kush janë përfituesit e këtyre mjeteve, cili komision ka bërë ndarjen e këtyre mjeteve dhe pse nuk janë publikuar emrat e përfituesve.
Në vazhdim mund ta shihni listën e plotë, pa emra dhe më shifra si dhe vendimin për “Thirrje publike për subvencionim të NVM-ve për blerjen e makinerive prodhuese /përpunuese”, i cili është shpallur nga Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
gazetaSCANNER
gazetaSCANNER
gazetaSCANNER