-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

7 ushqimet më të njohura shqiptare që duhet t’i provoni

- Advertisement -

Ushqimi shqiptar është një përzierje e shijshme e kuzhinës mesdhetare dhe asaj ballkanase.

Pjatat dhe shijet variojnë sipas zonave, të larmishme dhe shumëngjyrëshe, ju patjetër duhet t’i provoni që të gjitha.

Edhe pse gatimet padyshim që mund të jenë më shumë seç kemi listuar sot, AgroWeb.org ju njeh me disa prej tyre.

Fërgesa

Fërgesa është pa dyshim një nga pjatat më të preferuar në Shqipëri, e cila veçanërisht gjatë muajve të verës mbush me aromë të gjitha lagjet.

Përbërësit kryesorë janë salca e domates, gjiza, specat jeshil dhe hudhra.

Në shumë restorante ajo shërbehet e nxehtë, duke vluar në një enë balte.

Megjithatë shija e saj mbetet po aq e mrekullueshme, në mos edhe më shumë, kur konsumohet e ftohtë.

Byreku

Byreku mbetet një nga ushqimet e preferuara edhe për faktin se mund të merret ose të konsumohet me lehtësi edhe si një ushqim i shpejtë e plot vlera.

Shumëllojshmëria e mbushjeve si djathi, mishi, domatet apo spinaqi, sjell çdo herë në tryezë një shije unike.

Tava e kosit

Njihet gjerësisht në të gjithë Ballkanin si tava e Elbasanit, pasi nga aty ka edhe origjinën.

Tava zakonisht bëhet me mish qengji por disa shqiptarë përdorin edhe pulën si opsion.

Kosi përzihet me orizin dhe vezët dhe piqet bashkë me mishin.

Kjo pjatë ka një shije shumë unike, një teksturë të butë dhe mishi i jep balancën e duhur.

Flija

Kjo pjatë është e zakonshme në zonat veriore të Shqipërisë.

Flija është një ushqim i lehtë, me shumë petë, që ka një strukturë krokante në pjesën e sipërme dhe butësi në mes.

Gjalpi i shtuar i jep edhe shijen fantastike.

Jahni me fasule

Edhe pse një nga pjatat më të përgatitura gjatë kohës së zisë së bukës në Shqipëri, pasi ishte më e lira për t’u gatuar dhe gjithashtu më me vlera ushqyese, ajo nuk e humbi popullaritetin e saj.

Me një konsistencë trasparente dhe fasule, shpesh shërbehet me perime turshi dhe sigurisht me kulaç.

Speca të mbushur me salce kosi

Një meze shumë e njohur, janë edhe specat jeshilë turshi të mbushur me salcë kosi.

Është një pjatë e shkëlqyer dytësore që zakonisht shoqëron pjatat e mishit.

Shija e tyre pikante, ndërthuret më së miri me shije e freskët të salcës së kosit.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit