15.1 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

- Advertisement -

Rreth 7.65 tonë vajra motorike,  të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut me prejardhje nga Irani janë sekuestruar të martën në komunën e Vitisë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se malli i sekuestruar arrin vlerën mbi 25 mijë euro.

“Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë operacionit të kontrollit në një depo private, janë sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe dyshohet me prejardhje nga Irani. Vlera e mallit të sekuestruar arrin mbi 25,000 euro”, thuhet në njoftim.

Mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme e rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Doganës së Kosovës – DRK Lindje, me fokus në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë.

Ndërkaq, operacioni është realizuar nga njësia TASK FORCË – Lindje e Policisë së Kosovës, e përbërë edhe nga Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetime Rajonale – Lindje të Policisë kufitare.

Të ngjashme

Të fundit