Home Lajme 7 sportistë pjesë e ushtrisë, Rama: Pagat do jenë të njëjta me ushtarët e NATO-s

7 sportistë pjesë e ushtrisë, Rama: Pagat do jenë të njëjta me ushtarët e NATO-s

0
7 sportistë pjesë e ushtrisë, Rama: Pagat do jenë të njëjta me ushtarët e NATO-s
epa10310078 Albania's Prime Minister Edi Rama poses for a photo before the Norway - Western Balkans Renewable Energy Conference in Belgrade, Serbia, 17 November 2022. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e gradimit ushtarak të kampionëve olimpikë, botërorë e europianë, të cilët prej sot do të jenë  pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë shqiptare, tha se pagat e ushtarëve do të jenë të njëjta me pagën mesatare të ushtarëve të NATO-së.

Ai tha se pagat e Forcave të Armatosura janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme.

“Vijmë sot këtu për të kurorëzuar një përpjekje që ka filluar prej kohësh, duke u dhënë dorën sportistëve tanë më të mirë dhe duke u bërë të mundur atyre q ë të ndihen ngrohtë në vendin e tyre. I kemi rritur pagat e forcave të armatosura dhe do të vazhdojmë t’I rritim Ushtarakët tanë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-së dhe kjo do të ndodh jo pas 10 vitesh por në pak vitet në vijim”, tha ai.

Rama u ndal te kampionia Luiza Gega duke thënë se kjo e fundit është shëmbëlltyra e shtetit shqiptar.

“Respekt për Luiza Gegën që është shembulli I shpejtësisë që nuk njeh pengesa. Kur Luiza Gega u bë Luiza Gega nuk kishte shtet që ta shtynte  pas shpine që ta shtynte që të vraponte më shpejt. Sot Gega është shëmbëlltyra e shtetit, e një shteti që do të ecë shumë më shpejt përpara dh synon për të bërë krenar të gjitha Luizat e tjera të vogla”, shtoi ai./Euronews/

Exit mobile version