21.4 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

7 pije natyrale që ndihmojnë zorrët dhe luftojnë kapsllëkun!

- Advertisement -

Shëndeti i zorrëve është i lidhur ngushtë me mirëqenien e përgjithshme të trupit.

Një nga problemet më të zakonshme të sistemit tretës është kapsllëku, i cili shkakton fryrje, mungesë energjie dhe parehati.

Ekspertët thonë se disa pije të thjeshta dhe natyrale mund të ndihmojnë në stimulimin e lëvizjes së zorrëve dhe përmirësimin e tretjes.

Këto janë 7 pijet më të rekomanduara për të luftuar kapsllëkun:

Uji me limon – i konsumuar në mëngjes, stimulon zorrët, ndihmon në hidratim dhe nxit zbrazjen natyrale të organizmit.
Lëngu i kumbullave të thata – i njohur si laksativi më natyral falë fibrave dhe sorbitolit që përmban.
Çaji i xhenxhefilit- qetëson sistemin tretës, përmirëson qarkullimin dhe redukton fryrjen.
Çaji i mentës – mentoli ndihmon në relaksimin e muskujve të zorrëve dhe lehtësimin e lëvizjeve të tyre.
Kefiri ose kosi i holluar – të pasura me probiotikë, balancojnë mikroflorën e zorrëve dhe parandalojnë kapsllëkun kronik.
Uji i farave të lirit – i pasur me fibra të tretshme, vepron si lubrifikant natyral për zorrën.
Smoothie me fibra – përgatitur me fruta dhe perime si mollë, dardhë, spinaq apo selino, ndihmon në parandalimin e bllokimeve.

Këto pije jo vetëm lehtësojnë kapsllëkun, por edhe kontribuojnë në një sistem tretës më të shëndetshëm dhe funksional.

Të ngjashme

Të fundit