7 ndryshime në Qeverinë e Shqipërisë, ikën Belinda Balluku, Rama emëron Albana Koçiun si zëvendëskryeministre

- Advertisement -

Pas mbledhjes së kësaj të enjteje të zhvilluar në Pallatin e Brigadave të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Kështu, siç raporton gazetarja Klesiana Omeri në një lidhje të drejtërdrejtë për Klan News, Albana Koçiu është emëruar zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut.

Vendin e saj si ministre e Punëve të Brendshme e ka marrë Besfort Lamallari, i cili deri sot mbante postin e ministrit të Drejtësisë. Postin e lënë bosh nga Lamallari e merr Toni Gogu. Ky i fundit zëvendësohet nga Eriona Ismaili, e cila është caktuar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë është larguar nga kabineti qeveritar Elisa Spiropali e cila mbante postin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ajo zëvendësohet nga Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE.

Nga kabineti përveç Ballukut dhe Spiropalit është larguar edhe Pirro Vengu. Postin si ministër i Mbrojtjes e ka marrë Ermal Nufi.

Sakaq, postin tjetër të Ballukut, si ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë e merr Enea Karakaçi.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar:

Albana Koçiu emërohet zv.kryeministre, zëvendëson Belinda Ballukun

Besfort Lamallari emërohet Ministër i Punëve të Brendshme, zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu emërohet ministër Drejtësie, zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha emërohet ministër i Jashtëm, zëvendëson Elisa Spiropali

Enea Karakaçi emërohet Ministër Infrastrukture dhe Energjetike, zëvendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes, zëvendëson Pirro Vengu

Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëvendëson Toni Gogun

Të ngjashme

Të fundit