Britney Spears ka vendosur të shesë vilën e saj në Calabasas vetëm 7 muaj pasi e bleu atë.
Sipas TMZ, Britney do të zhvendoset në një shtëpi tjetër bashkë me të shoqin Sam Asgari. Rezidenca prej 11,649 metrash katrorë, me 6 dhoma gjumi, 9 tualete, oborr prej prej 2,000 metrash katrorë dhe një pishinë mahnitëse nuk ishte më “shtëpia e ëndrrave” për Britney Spears.
Këngëtarja 41-vjeçare ka në plan të gjejë blerës për rezidencën ultraluksoze dhe të kthehet në vilën e saj në Thousand Oaks, të cilën e bleu në 2015-ën për 7.5 milionë dollarë. Ylli i popit dhe Sam thuhet se do të qëndrojnë në pronën e tyre “Hidden Valley” për momentin.