14.8 C
New York
Thursday, October 30, 2025

Buy now

7 milionë euro për një miqësore! Barcelona në dilemë mes parave dhe Ligës së Kampionëve

- Advertisement -

Sipas gazetës katalunase “Sport”, klubi i Barcelonës ka marrë një ofertë zyrtare për të zhvilluar një ndeshje miqësore në Maroku, pasi planet për një udhëtim fitimprurës në Peru gjatë dhjetorit janë hasur me pengesa.

Oferta marokene, e cila ka mbërritur në zyrat e klubit ditët e fundit, parashikon të ardhura të menjëhershme prej 7 deri në 8 milionë euro – një shumë e rëndësishme për të lehtësuar presionin e Fair Play Financiar dhe për të rritur buxhetin e merkatos së verës së ardhshme.

Megjithatë, ndeshja do të zhvillohej vetëm në rast se Barça eliminohet nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8-ve; në të kundërt, ajo do të shtyhej për pas përfundimit të sezonit.

Trajneri Hansi Flick do të ketë fjalën e fundit për vendimin, ndërsa raporti shton se aktualisht gjasat për t’u realizuar janë të vogla.

Lojtarët, të lodhur nga ngarkesa e madhe në kalendar, nuk janë entuziastë për një udhëtim shtesë ndërkontinental, edhe pse janë të vetëdijshëm për rëndësinë financiare që do të sillte ndeshja.

Për shkak të afërsisë gjeografike – vetëm 90 minuta fluturim – dhe bazës së madhe të tifozëve të Barcelonës në Marok, ideja mbetet logjistikisht tërheqëse. Megjithatë, prioritetet sportive për momentin kanë përparësi ndaj motiveve tregtare, duke e lënë ofertën në pritje pa një vendim përfundimtar.

Të ngjashme

Të fundit