4.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

7 arsye pse martesa megjithatë është e mirë

- Advertisement -

Një martesë e lumtur e mban gjallë dashuria dhe respekti për njeri tjetrin. Një komunikim i mirë në çift zgjidh çdo mosmarrëveshje dhe sigurisht ju bën të përjetoni momente të lumtura dhe gazmore.

Megjithatë jo gjithmonë njerëzit e marrin guximin të martohen apo të hedhin këtë hap tjetër në jetën e tyre.

Shpesh gjendjet financiare, pasiguritë apo edhe vetë frika nga martesa bëjnë që ato ta shmangin atë për një kohë të gjatë, edhe pse kanë gjetur partneren e jetës së tyre. Një mori studimesh shkencore tregojnë se një martesë e lumtur është e mirë për shëndetin tuaj mendor, financiar dhe fizik.

Këtu po flasim kur partnerët janë të lumtur mes tyre dhe jo kur keni një marrëdhënie problematike apo abuzive.

Nëse ju jeni me fat që të gjeni veten në një marrëdhënie të lumtur dhe afatgjatë, efektet pozitive shëndetësore janë me të vërtetë mbresëlënëse.

1. Një martesë e lumtur rrit sistemin tuaj imunitar.

2. Kënaqësia në çift ju mbron nga stresi. Kënaqësia ul nivelin e kortizolit që shkakton dëme në shëndet dhe nxit prodhimin e hormoneve të lumturisë.

3. Njerëzit e martuar kanë zemra më të shëndetshme, pasi kujdesi i partnerëve për njëri tjetrin është më i madh që nga krijimi i një ambienti të qetë, deri tek një zgjedhje ushqimore më e shëndetshme.

4. Nëse pësoni një sulm në zemër, keni më shumë gjasa të mbijetoni. Partneri juaj do përkujdeset më shumë që të rimerrni veten shpejtë.

5. Njerëzit e martuar kanë shumë më pak gjasa të përjetojnë sëmundje mendore.

6. Martesat e lumtura ju ndihmojnë në një gjumë më të mirë

7. Bashkëshortët mbajnë mënyra jetese më të shëndetshme. Kur njerëzit janë në çift ato tentojnë të bëjnë gjëra më të shëndetshme për njëri-tjetrin se sa kur janë vetëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit