6.5 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Kushti i Rusisë për paqe| Rend i ri botëror pa dominimin e ShBA-së

- Advertisement -

Negociatat e paqes për Ukrainën janë të mundshme vetëm nëse synojnë vendosjen e një “rendi të ri botëror” pa dominimin e SHBA-së, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një vizite në Turqi.

“Ajo që duhet të diskutohet është se në çfarë do të bazohen parimet e rendit të ri botëror, për të cilin ne të gjithë kemi nevojë”, ka thënë Lavrov.

Ai tha më tej se në vend të një rendi botëror të njëanshëm, ky duhet të bazohet “në parimet e Kartës së OKB-së, të cilat, e theksoj edhe një herë, shkelen drejtpërdrejt nga Perëndimi kolektiv”, raportoi Euronews.

Lavrov ka shkuar në Ankara për bisedime me homologun e tij turk rreth marrëveshjes së grurit të korrikut 2022 që lejoi zhbllokimin e pjesshëm të porteve dhe eksportimin e produkteve bujqësore nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi. Moska fajëson vendet evropiane për gjoja injorimin e një pjese të marrëveshjes për eksportet e grurit nga Rusia dhe sipas Lavrovit marrëveshja mund të rivlerësohet nëse vendet perëndimore nuk i rishikojnë sanksionet e tyre ndaj eksporteve ruse.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit