-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Kurti mori pjesë në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro – Turke

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishin të ftuar në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro – Turke. I pranishëm në këtë iftar ishte dhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Ai i uroi të pranishmit për muajin e Ramazanit.

 

 

“Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, edhe i solidaritetit”, tha kryeministri Kurti, teksa shprehu falënderimin për mundësinë që të jetë bashkë në këtë iftar.

Fjala e rastit e Kryeministrit Kurti:

 

 

Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, ju faleminderit shumë që na keni bërë bashkë në këtë iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ne jemi shumë të gëzuar e të nderuar që jemi në të njëjtën tryezë me të gjithë juve, ndërkaq, këtu fare pranë i kam edhe shkëlqesinë e tij, ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Angili dhe kryetarin e Odës Tregtare Kosovë – Turqi, z. Balkiz.

Edhe ky iftar në të cilin jemi bashkë është dëshmi e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, të cilët ne gjithmonë përpiqemi t’i forcojmë në çdo aspekt. Më lejoni që ta përshëndes edhe një njeri shumë të veçantë, Skënder Janovën, baba i të cilit ka lind në Janjevë e ky tash jeton në Bajram Pasha të Stambollit. Dhe, nuk e lëshon asnjë shanse që të kthehet në vendlindje e të takohet bashkë me ne.

Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, edhe i solidaritetit. Zoti ua bëftë kabull të gjithëve. Allahu kabull.​

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit