Një person i moshës 69 vjeçare është gjendur pa shenja jete në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth ores 10:30 në rrugën ‘Asllan Pushka’ një person rreth moshës 69 vjeçare është gjendur pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, tha Gashi për Klankosova.tv.