Doktor Fatbardh Rexha, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 9 shkurtit, është pritur nga familjarë të ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, me të cilët ka një lidhje familjare.
Rexha, i cili mban numrin 69 në listë, u vlerësua nga Hylmi Veseli jo vetëm për lidhjet e tij familjare, por edhe për profesionalizmin e tij si specialist i kirurgjisë me një përvojë të jashtëzakonshme në këtë fushë.