Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet me numrin 69, doktor Fatbardh Rexha, vizitoi sot Prekazin heroik, ku u prit me mbështetje dhe mikpritje të ngrohtë nga banorët e kësaj zone historike.
“Pritja dhe mbështetja nga prejardhja ime më bëri të ndjehem me shumë emocion, entuziazëm dhe i bindur në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës,” deklaroi Rexha, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj zone si vatër e trimërisë dhe sakrificës për lirinë e vendit.
Rexha veçoi Sami Lushtakun dhe Rafet Ramën si ‘burime frymëzimi’, duke theksuar se sakrifica dhe këmbëngulësia e tyre janë dëshmi e arritjes së lirisë dhe fitoreve të mëdha.