Wayne Rooney ka pranuar se Cristiano Ronaldo mori atë që deshi duke e detyruar Manchester Unitedin ta lejonte largimin e tij, megjithatë ka pohuar se superylli portugez mbetet një legjendë e klubit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ndërpreu rikthimin e tij te Djajtë e Kuq në nëntor të vitit të kaluar, pas kritikave drejtuar disa figurave të rëndësishme të Unitedit. Si pasojë, klubi anglez ia ndërpreu kontratën dhe 38-vjeçari e vazhdoi karrierën në Arabinë Saudite te Al Nassr, ku përfiton shuma marramendëse parash.
“Mendoj se e mori atë që deshi. Për Manchester Unitedin ishte shumë e rëndësishme që të dilte sa më shpejt nga ajo situatë dhe fokusohej te grupi i lojtarëve që ishin aty dhe donin të qëndronin aty. Dhe mendoj se kjo është pika, ku (Erik) ten Hag ka bërë punë shumë të mirë në rifokusimin e lojtarëve dhe vendosjen e tyre në një pozitë ku janë, padyshim, të qetë në top katërshe dhe gjithashtu duke fituar Kupën (Carabao)”, ka deklaruar Rooney për CNN.
Ronaldo shënoi 118 gola në qëndrimin e parë te Man United duke fituar- mes tjerash-tre tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve. Ndërsa në qëndrimin e dytë, e gjeti rrjetën 27 herë në 54 ndeshje, prej se u kthye në Old Trafford nga Juventusi në vitin 2021.