Ylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo është duke vendosur rekorde të njëpasnjëshme, pavarësisht moshës 38-vjeçare.
Portugezi është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje për kombëtare në histori, me 197 sosh.
Nën urdhrat e përzgjedhësit të ri Roberto Martinez, Ronaldo ka qenë titullar ndaj Litenshtajnit, ku ka shënuar dy gola në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionat Evropian. Portugalia ka fituar këtë ndeshje me rezultat 4-0.
Kështu, me këtë paraqitje, Ronaldo regjistron paraqitjen e 197-të për Portugalinë dhe mbetet të shihet nëse do ta gjejë edhe rrugën drejtë rrjetës.
Përpos kësaj, pesë herë fituesi i Topit të Artë do ta mbajë edhe shiritin e kapitenit.
Portugalia ndodhet në grupin J dhe shihet si favorit i padiskutueshëm duke pasur në grup kombëtare si Sllovakia, Islanda, Luksemburgu, Bosnja & Hercegovina dhe Litenshtajni.