Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, me numēr 68, ka zhvilluar takime me banorët e Gllobarit dhe Vuqakut, ku ka marrë përkrahje të madhe për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Berisha theksoi se mobilizimi i qytetarëve të Drenicës për të mbështetur PDK-në dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën është më i madh se kurrë më parë. Ajo falënderoi ish-deputeten Sala Berisha-Shala për mikpritjen e ngrohtë në fshatin e saj, ku prezantoi para grave të pranishme pjesë të vizionit të PDK-së.
“Përkrahja që morëm në Gllobar dhe Vuqak është konfirmim për fitoren e PDK-së më 9 shkurt. Faleminderit të gjithë qytetarëve që po na mbështesin fuqishëm!” – u shpreh ajo.
PDK po vazhdon fushatën me intensitet të lartë në të gjitha komunat e vendit, duke synuar një fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i plotë:
Drenicasit janë mobilizuar si asnjëherë më parë për të mbështetur PDK-në dhe Bedri Hamzën më 9 shkurt. Përkrahja që morëm në Gllobar dhe Vaqak është konfirmim për fitoren e PDK-së. Falemimderit ish-deputetes Sala Berisha-Shala për mikpritjen e ngrohtë që na dha në fshatin e saj, ku para shumë grave të mrekullueshme prezantova pjesë të vizionit të PDK-së.
#PDK131 #MaMirë #bedrihamza1 #memlikrasniqi2 #auroraberisha68
https://www.facebook.com/share/p/19zqZhjYDS/