Kandidatja për deputete nga PDK, Aurora Berisha, ka vlerësuar pritjen madhështore që qytetarët e Drenasit i kanë bërë kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke e cilësuar këtë si dëshminë më të qartë të mbështetjes së kësaj komune për Partinë Demokratike të Kosovës.
“Drenasi ka qenë, është dhe do të mbetet bastion i PDK-së. Pas 9 shkurtit do të kemi një qeveri të re, që do të punojë më mirë për Drenasin dhe gjithë Kosovën”, u shpreh Berisha.
PDK vazhdon mobilizimin në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa mesazhi kryesor i fushatës së saj mbetet vizioni për një qeverisje më të mirë dhe më efikase për qytetarët.
✅ PDK 131 – Për një Kosovë më të mirë!
✅ Aurora Berisha 68 – Zëri i Drenasit në Kuvend!